Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, urdhëroi anullimin e të gjithë marrëdhënieve diplomatike dhe ngrirjen e menjëhershme të relatave ekonomike me Panamanë.
Vendimi vjen pasi shteti i Amerikës Qëndrore kërkoi një takim urgjent në Organizatën e Shteteve Amerikane për të diskutuar për krizën në Venezuelë.
Maduro mori këtë vendim ndaj Panamasë në përvjetorin e parë të vdekjes së ish-presidentit Hugo Chavez.
Të paktën 18 venezuelianë kanë humbur jetën në protestat anti-qeveritare të muajit të fundit, të motivuara nga rritja e mungesave të çfarëdoshme në vend.
Presidenti i Panamasë, Ricardo Martinelli shprehu habinë e tij për këtë vendim të Venezuelës.
“Panamaja shpreson vetëm që të gjithë vendet e tjera të gjejnë paqe dhe të forcojnë demokracinë e brendshme. Panamaja është e befasuar nga vendimi i Venezuelës dhe i konsideron fjalët e presidentit Maduro si të papranueshme”, tha Martinelli.
Top Channel