Simpson: Nuk kam qenë kurrë më e lumtur
06/04/2014 16:45
E zeza është ngjyra më e mirë për dikë që dëshiron të fshehë forma jo shumë të mira trupore.
Megjithatë, Jessica Simpson, e veshur me një fustan të bardhë të ngushtë pas trupit nuk bëri asnjë përpjekje për të mbuluar linjat që e kanë bërë më “të lumtur se kurrë”.
Simpson pranoi se ka shtuar mbi 15 kilogramë pas lindjes së saj të parë, por falë një regjimi të gërshetuar me sportin, tashmë 33-vjeçarja është rikthyer në trupin që kishte përpara shtatzanisë.
“Nuk do të gënjeja, nëse do të thoja që kurrë nuk kam qenë më e lumtur në jetën time”, komentoi Simpson.
Top Channel