Kreu i delegacionit të Lituanisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Ojars Eriks Kalnins, ka bërë të ditur se, gjatë takimit në Riga, Parlamentit të Kosovës i është dhënë statusi i vëzhguesit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

“Parlamenti i Kosovës ka marrë statusin e vëzhguesit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s”, ka shkruar Ojars Eriks Kalnins në Twitter. Lajmi u njoftua edhe nga Pandeli Majko, kreu i delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Ndërkohë, Rusia është përjashtuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s, në të cilën përfaqësohej me një marrëveshje të veçantë me Aleancën atlantiko-veriore. Vendimi për përjashtimin e Rusisë është marrë nga Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i Asamblesë.

Top Channel