Banka Qëndrore Europiane ka mbajtur në minimumin historik normën bazë të interesit, u mësua ditën e enjte.
Norma e interesit mbahet e pandryshuar që prej Nëntorit të vitit 2013, kur BQE parashikoi një periudhë të zgjatur të një inflacioni të ulët.
Në Janar, inflacioni në Eurozonë u ngadalësua deri në 0,7%, duke krijuar frikën e një deflacioni të mundshëm.
Megjithatë, në vlerësimin e saj, BQE mbetet e sigurt që ky inflacion i ulët është vetëm rrjedhojë e rimëkëmbjes ekonomike dhe se rreziku i një deflacioni nuk është i menjëhershëm.
Forcimi i monedhës së përbashkët europiane nuk do të ishte i mirëpritur për shumë biznese europiane në vështirësi, pasi do të dëmtonte rëndë eksportet e tyre.
Nga ana tjetër, një normë e ulët interesi në ekonomi njihet si një faktor motivues për kreditimin dhe qarkullimin e kapitalit, ndërsa dekurajon depozitimin.
Top Channel