Tërmeti 6 ballë trondit Greqinë

05/04/2014 00:00

Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të premtes në Greqi.

Lëkundja sizmike, sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, është verifikuar në 23:08 me orën lokale dhe ka prekur kryesisht jugun e vendit.

Sipas institutit, epiqendra e tërmetit është lokalizuar në det, në një thellësi prej 143 kilometrash dhe në një pozicion prej 29 km në jug-lindje të ishullit Hidra, që ndodhet 89 km në jug të Athinës.

Lëkundja ka zgjatur pak minuta dhe për fat të mirë nuk janë regjistruar viktima, por zjarrfikësit dhe policia kanë qëndruar në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë banorëve në rast rreziku nga ndonjë tërmet i dytë.

Në ishullin e Hidrës banorët kanë rënë pre e panikut duke braktisur shtëpitë e tyre dhe duke dalë në rrugë të shqetësuar. Tërmeti është ndjerë edhe në kryeqytet dhe në jug, deri në ishullin e Kretës.

Ndërkohë, mediat italiane kanë raportuar se e njëjta lëkundje është ndjerë edhe në jug të Italisë, kryesisht në rajonin e Pulias, por edhe në Kalabri e Siçili.

Top Channel