Bashkimi Evropian ka hartuar planin për mandatin e ardhshëm të misionit
EULEX dhe tashmë ai është pranuar edhe nga institucionet e Kosovës, të
cilat do ta kalojnë në Parlament.

Sipas raportimeve të gazetës “Tribuna”, marrëveshja është e ngjashme me ato për mandatet e mëhershme të EULEX-it, përveç se në dy pika të saj.

Kështu, në të parashikohet që kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të jetë vendas dhe po ashtu edhe shumica e anëtarëve të paneleve gjyqësore.

Ndërkohë, pikat e tjera të marrëveshjes janë:

1) emri i misionit do të jetë “EULEX Kosovë”;

2) tranzicioni i mandatit të EULEX Kosovë të parashikojë moshapjen e asnjë rasti të ri;

3) të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit të drejtohen nga zyrtarët kosovarë;

4) gjyqtarët dhe prokurorët e EulEX-it të jenë të integruar në institucionet e Kosovës dhe të ushtrojnë funksionet e tyre në përputhje me legjislacionin kosovar.

Në ditët e fundit, edhe Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje klasës politike në Kosovë që të votojnë pro rinovimit të mandatit të misionit EULEX, duke e cilësuar praninë e tij në shtetin e ri të Evropës të nevojshme.

Në një intervistë për “RTK”, drejtori për Çështjet e Evropës në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore tha se, një nga detyrat e legjislaturës aktuale të Kosovës para zgjedhjeve është pikërisht vendimi për mandatin e misionit evropian.

Top Channel