
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke folur në lidhje me
paralajmërimet për themelimin e gjykatës për Kosovën, ka vlerësuar vendi
do të ketë dy opsione përpara.
Sipas tij, Kosova ose do ta pranojë vendimin të miratuar nga institucionet vendore, ose do ta pranojë atë të imponuar nga këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.
“Në rastin konkret duhet të zgjedhim mes dy opsioneve, që nuk janë të lehta: a dëshirojmë që si shtet të marrim përsipër përgjegjësitë dhe të votojmë në Parlament sipas një modeli të caktuar; apo dëshirojmë të mos i marrim përgjegjësitë, duke ia lënë në dorë vendimin Këshillit të Sigurimit”, ka deklaruar Haradinaj për “VOA”.
Sipas tij, situata është shumë e qartë, ka ardhur koha që institucionet e Kosovës, në veçanti Parlamenti, të bëjë një zgjedhje.
“Duhet të zgjedhim, a jemi të zotë të marrim pjesë si institucione në vendimmarrje; apo ato nuk kanë kapacitete dhe për këtë duhet të vendosë Këshilli i Sigurimit”, ka shtuar Haradinaj.
Top Channel