Esida dhe Viola, të eliminuarat e javës

05/04/2014 00:00

Esida dhe Vjola janë dy të eliminuarat e kësaj jave nga shtëpia e Big
Brother. Fillimisht ishte Esida ajo që la shtëpinë.

Pasi mbërriti në studio Esida tha se nuk gjente arsye tjetër për këtë vendim të publikut, por ndoshta sipas saj e ka penalizuar zëri i lartë.

Ndërsa sa i takon lidhjes me Eraldin ajo tha se gjithcka ishte për një lojë dhe se nuk pret asgjë prej tij në jetën jashtë.

Kurse Vjola u eliminua pas një televotimi të hapur mbrëmjen e të premtes, ku teleshikuesit zgjodhën mes saj dhe Valerit. Djalit simpatik iu dha një mundësi tjetër për të qëndruar në shtëpi, ndërsa Vjola, vajza nga Polonia, e përfundoi këtu ëndrrën e saj në këtë ‘reality show’.

“Mendoj se njerëzit zgjodhën Valerin sepse mendoj se është më i fortë dhe mbase ka nevojë që të jetë në shtëpi”, tha Vjola.

Sipas saj, Arditi është një njeri negativ dhe gjatë qëndrimit në shtëpi është përpjekur ta manipulojë edhe atë.Për djalin nga Shkodra ishin planifikuar disa minuta gjatë spektaklit duke pasqyruar komunikimin e tij me tre vajza banore, se dhe me lojën që ai po bën me to. Se si do të shkojnë këto histori dhe a do të ketë një lidhje të vërtetë mes Ardidit dhe ndonjërës prej vajzave kjo mbetet për t’u zbuluar javët në vazhdim.

Ndërkohë Meridianit, i cili u shpall edhe lider i shtëpisë dhe ishte ai shkak që në televotim të shkonin Vjola dhe Valeri, iu bë një surprizë e vecantë. Në shtëpi erdhën prindërit e tij, ndërsa nëna i gatoi një byrek, të cilin ai preferoi ta ndante me miqtë.

Por enigmë mbetet nëse cifti Matilda-Fatjon presin fëmijë apo jo? Analizat tashmë janë kryer, por përgjigjja e tyre do të merret zbulohet të premten e ardhshme.

Në një atmosferë të ndezur, me plot emocione, por edhe debate dhe konflikte mes banorëve, që të paktën gjatë spektaklit u tentuan të sheshoheshin. Gjithësesi banorët kanë votuar se kë duan të nominojnë duke dhënë secili prej tyre emrat e dy banorëve dhe arsyet se përsa ata duan që të largohen nga shtëpia. Për këtë javë në nominim janë Arditi, Enkelejdi, Zhaku dhe Valeri. Cili do të dalë prej tyre? Për këtë duhet të presim të premten e ardhshme, por suriprizat brenda shtëpisë më të famshme të shqiptarëve nuk kanë fund…

Top Channel