Britani, arrestohet sërish “Profesori”

05/04/2014 00:00

Domenico Rancadore, i cilësuar si një nga bosët e mafies është arrestuar sërish nga policia në perëndim të Londrës, vetëm një muaj pasi shmangu ekstradimin nga Britania e Madhe në Itali.

Rancadore, i njohur si “Profesori”, u ndalua pas një urdhri të ri arresti të marrë nga Italia. 

Në urdhër-arrestin e lëshuar, pretendohet se 65-vjeçari ka për të shlyer edhe 7 vite burg, për përfshirje në grupet mafioze ndërmjet viteve 1987 dhe 1995.

Një muaj më parë ai fitoi një betejë kundër ekstradimit nga Britania e Madhe në Itali. 65-vjeçari do të paraqitet në Gjykatë ditën e shtunë.

Top Channel