Afganët votuan

05/04/2014 00:00

Afganët votuan për të zgjedhur presidentin e ri, proces i cilësuar si transferimi i parë demokratik i pushtetit në këtë vend. Pjesëmarrja ishte e lartë, pavarësisht shirave të dendur, por pati raportime për mungesë të fletëve të votimit dhe incidente dhune.

Sekretari i Komisionit të Pavarur të Zgjedhjeve, Ziaul Hak Amerkel tha se “megjithëse ëe oren 17.00 qendrat e votimit mbyllën zyrtarisht, të gjithë ata që qëndrojnë në radhe do të lejohen të votojnë”. Sipas tij “deri në këtë orë kishin votuar 7 nga 12 milionë zgjedhës”.  

Ai i quajti false informacionet që u raportuan edhe nga gazetarët e BBC-së për mungesë të fletëve të votimit, disa orë përpara orës zyrtare të përfundimit të votimit në shumë qendra.

Në të gjithë vendin, 10 % e qendrave të votimit u cilësuan të pasigurta dhe nuk u hapën nga Komisioni i Pavarur i Zgjedhjeve. Ministria e Mbrojtjes përmendi tre incidente të rënda gjatë ditës së votimit: Vrasjen e tre anëtarëve të Komisionit të Zgjedhjeve dhe tre ushtarëve afganë në një sulm me predhë të talebanëve, në një qendër votimit në provincën veri-lindore të Kunduzit.

12 militante u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën në një përleshje të armatosur me ushtrinë në provincën veri-perëndimore të Badgis dhe incidenti i fundit, një ushtar u vra në provincen lindore të Logar-it.

Frika e falsifikimit që shënoi zgjedhjet e mëparshme në Afganistan u rishfaq. Ministria e Brendshme raportoi se dy policë ishin arrestuar në Vardak për mbushjen me fletëvotimi kutitë e votimit.

Shumë gra morën pjesë në zgjedhje. Rezultatet pritet të shpallen pas disa javësh. Nga tetë kandidatët tre kryesojnë listën; ish-ministrat e Jashtëm Abdullah Abdullah që zhvilloi një fushatë shumë elegante, Zalmai Rasul i favorizuar nga Hamid Karzai  dhe ish-ministri i Financave Ashraf Gani Ahmadzai, që gëzon mbështetjen e të rinjve.

Megjithëse asnjë prej kandidatëve nuk pritet të marrë më shumë se 50 % të votave të nevojshme për të qenë fitues, cka sugjeron zhvillimin e një raundi të dytë më 28 Maj.

Në sulmet që u paraprinë procesit humbën jetën katër gazetarë. Të premten u qëllua për vdekje nga një polic, në qytetin e Kostit gazetarja Anja Niedringhaus dhe u plagos rëndë gazetarja veterane nga Kanadaja Kethi Genon.

Top Channel