Vrasje e dyfishtë për hakmarrje

04/04/2014 00:00

Dy persona janë vrarë me armë zjarri natën së enjtes në Urën e Tapizës
në Fushë-Krujë. Të vrarët janë Gjin Nika 35 vjeç nga Bulqiza, viktima e
dytë është Fabio Xhunga, 33 vjeç me banim në Kamëz.

Policia bëri të ditur se viktimat janë qëlluar me armë zjarri automatike, rreth orës 23.35, teksa udhëtonin me një motoçikletë tip Yamaha me targë AA 441 në aksin rrugor Tiranë-Fushë-Krujë. Atentatorët dyshohet të kenë ndjekur lëvizjet e Nikës dhe Xhungës dhe i kanë qëlluar duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

“Nga tërësia e të dhënave të deritanishme hetimore të grumbulluara dyshimet kryesore lidhur me motivet dhe autorët e kësaj ngjarje bien në konfliktet që shtetasi Gjin Nika kishte patur më parë për shkak të precedentëve të tij kriminalë. Gjin Nika ishte arrestuar nga policia e Tiranës më datë 21 janar 2014, si autor i dyshuar i vrasjes së mbetur në tentativë të mbetur në tentativë, në Tiranë, të shtetasit të D.K, si dhe vrasjes së datës 17 janar 2014 të shtetasit Hasan Talja. Hetimi i vrasjes së dyfishtë të ndodhur në mesnatën e djeshme, po vijon të hetojë me seriozitet nga Policia e Durrësit në funksion të ndëshkimit të autorëve të ngjarjes. Për këtë arsye, gjatë natës dhe paradites së të premtes janë shoqëruar 21 shtetas, si dhe po vijon puna për grumbullimin e të dhënave të dobishme për hetimin e çështjes”, tha Jaeld Çela, nëndrejtor i Policisë së Durrësit.

Në muajin janar ai u arrestua nga policia e kryeqytetit, si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Hasan Talja, në afërsi të Tregut Elektrik, ndërsa dyshohej si i përfshirë dhe në një tjetër ngjarje ku deklarohet të jenë përfshirë persona, në konflikt për menaxhimin e minierave të kromit në Bulqizë.

Por pak dite me pas ai u la i lire nga Gjykata, nderkohe qe Ministria e Brendshme nisur nga ky dhe raste te tjera shpreh shqetesimin lidhur me lenien te lire nga Gjykata te personave me precedente penale te kapur nga policia.

Top Channel