40 ditë para zgjedhjeve lokale skena politike greke vazhdon të lëkundet
fuqishëm nga tërmeti që ka shkaktuar publikimi i nje materiali filmik
nga numri dy i Agimit të Artë, ne te cilen krahu i djathte i
Kryeministrit Samaras dhe njekohesisht Sekretari i Pergjithshem i
kabinetit qeveritar pohon para tij, se Qeveria ishte përpjekur  të bënte
presion ndaj gjyqtarëve per te burgosur kreret e partise neonaziste.

Takis Baltakos, personi te cilit i dedikohen shume prej vendimeve qe ka marre qeveria Samaras, njeriu me i pushtetshem pas tij, ka deklaruar se Kryeministri nuk ishte ne dijeni te takimeve dhe keshillave te tij dhe ka dhene doreheqjen pas ketij skandali,por deputetet e AA trumbetojne se kane ne dore disa video te tjera me te si dhe me anetare te tjere te kabinetit, midis te tjerash me ministrin e Drejtesise,i cili degjohet sipas tyre ne biseden e regjistruar, qe ka nderhyre  ne çeshtjet e gjyqesorit persa i perket Agimit të Artë.

Skandali ne fjale  ka nxitur opoziten te akuzoje Qeverine per bashkepunim me partine neonaziste dhe te kerkoje doreheqjen per ministrat e Rendit dhe te Drejtesise.

“Nuk është e mundur që ju të na tregoni se ai dha dorëheqjen dhe se ka zgjidhur problemin, problemi nuk është zgjidhur fare me dorëheqjen e z Baltakos. Në të kundërtën, tani problemet tani sake filluar te shfaqen për Qeverinë dhe për zotin Saramas”, tha deputeti Panagiotis Lafazanis.

Çeshtja ka marre permasa te medha jo vetem ne shtypin vendas, por edhe ne ate te huaj qe konsideron se konservatoret do te kene humbje te medha ne zgjedhje.

“Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të udhëheqësit të AA dhe te deputeteve te tjere te tij, të cilët janë duke u ndjekur penalisht në mënyrë të paligjshme për arsye politike. Ligji dhe rendi duhet të rikthehen menjëherë. Jo vetëm që duhet dy ministrat e përmendur në video te japin dorëheqjen, por edhe pjesa tjetër e ministrave, e gjyqesorit dhe e zyrtarëve të policisë të përfshirë në këtë çështje”, u shpreh deputeti i Agimit të Artë, Ilias Panagiotaros.

Pak ore pas skandalit  nje deklarate tronditese ka ardhur nga vete zëvendësministri i Jashtem i cili ka thene se nuk mund te mos perjashtoje edhe faktin qe Greqia bashke me zgjedhjet lokale dhe ato per PE ne muajin maj, te shkoje edhe ne zgjedhje kombetare .

Top Channel