Scarlett Johansson: Dublanten e përdor pak

04/04/2014 00:00

Scarlett Johansson kërkon të bëjë të qartë për të gjithë publikun se shumicën e skenave të personazhit të saj në filmin ‘Captain America: The Winter Soldier’ i ka xhiruar vetë, me përjashtim të skenave më të rrezikshme.

“Është e rëndësishme që njerëzit ta dinë këtë gjë. Nëse çdo skenë aksioni ja lë në dorë dublantëve, atëherë nuk je futur siç duhet në personazh. Nga sheshxhirimi kam dalë shpesh me të nxira”, shpjegoi aktorja hollivudiane.

“Unë i di kufijtë e mi. Nëse skena parashikon që unë të kërcej 6 metra dhe të bëj 4 rrotullime në ajër, atëherë futet në lojë dublantja ime Heidi. Por, kur të shikoni personazhin tim të varur në 20 metra lartësi duke u goditur dhe duke goditur me grushta, të jeni të sigurtë që jam unë atje lart”, shtoi Johansson.

Top Channel