“Mjaft na nënçmuat”, sheshit Iliria në Tetovë iu vu emri Mashall Tito, shqiptarët ngrihen në protestë
15 vjet pas mbylljes së hapësirës së lartë ajrore mbi Kosovën NATO ka vendosur ta rihapë atë për mbikalimet e aeroplanëve komercialë.
Kompania hungareze ‘Hungaro Control’ ka fituar autoritetin nga NATO për ta drejtuar hapësirën e lartë ajrore të Kosovës. Nëpërmjet një komunikate për media Këshilli Veri-Atlantik i NATO-s njoftoi se hapësira ajrore për fluturimet civile të trafikut ajror është rihapur me 3 prill. Kjo do të thotë që nga kjo datë 10 mijë kilometra hapësirë ajrore e Kosovës mund të shfrytëzohen nga të gjitha kompanitë ajrore si linjë tranziti për të mbërritur në destinacionin e duhur.
Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës Dritan Gjonbalaj tha se ky është një lajm i mirë sepse deri më tani Kosova ka qenë një zonë gri ndërsa tani e tutje është e disponueshme për të gjitha kompanitë ajrore. Sipas tij menjëherë pas hapjes së hapësirës ajrore mbrëmë pas mesnate dhjetëra kompani kanë shfrytëzuar hapësirën e lartë ajrore të Kosovës.
Sipas Gjonbalajt hapi i dytë për normalizimin e plotë edhe të hapësirës së ulët ajrore është hapja e korridoreve të reja përmes Shqipërisë, Malit të Zi e më vonë edhe të Serbisë. Kjo do të ndikonte në shkurtimin e kohës ajrore dhe në uljen e cmimit të biletave të udhëtimit.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen citohet të ketë thënë se rihapja e hapësirës së lartë ajrore në Kosovë është një shembull i rëndësishëm i bashkëpunimit rajonal dhe një hap i rëndësishëm që përfiton i gjithë Ballkani Perëndimor.
Komunikata thekson se në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe marrëveshjes teknike të vitit 1999 hapësira ajrore e Kosovës do të mbetet nën autoritetin e NATO-s dhe KFOR-it.
Agjencia Kosovare e Navigacionit Ajror ofron shërbime në hapësirën e ulët ajrore të Kosovës, për uljen dhe për nisjen nga Aeroporti i Prishtinës, si dhe për fluturime brenda territorit të Kosovës, kryesisht helikopterë të KFOR-it.
Zyrtarët të tjerë të qeverisë së Kosoëvs e përshkruajnë këtë si një hap tjetër drejt marrjes së kontrollit të plotë të hapësirës ajrore dhe vjen në një kohë kur Kosova ka treguar se është e gatshme t’i normalizojë marrëdhëniet me fqinjët.
Top Channel