Depp lavdëron të fejuarën e tij

04/04/2014 00:00

Johnny Depp më në fund ka pranuar të flasë publikisht për të fejuarën e tij, aktoren Amber Heard.

50-vjeçari mendon se partnerja e tij 27-vjeçare “është e mrekullueshme, e zgjuar” dhe nxjerr më të mirën nga ai. Depp tha për today.com: “Është një vajzë e mrekullueshme dhe e zgjuar. Shumë e ëmbël dhe e përshtatshme për mua.”

Depp dhe Heard janë fejuar në janar të këtij viti dhe Johnny këmbëngul se ceremonia e martesës është në dorë të Amberit, pasi ai vetë nuk është aspak i mirë për të organizuar gjëra.

Depp u njoh me Amber Heard në vitin 2011 në sheshxhirimin e filmit ‘The Rum Diary’ dhe një vit më pas u nda nga bashkëshortja e tij prej 14 vitesh Vanessa Paradis, me të cilën ka dy fëmijë (Lily-Rose, 14 vjeç dhe Jack, 11 vjeç).

Top Channel