S’e Luan Topi/ “Mami i Selin më ka shkruar për imitimin që i bëj në Portokalli vajzës së saj”, aktorja Suela Prendi: Ja çfarë më tha Në qendër të vëmendjes këtë javë ka qenë Arditi dhe sjellja e tij me Xhulin dhe Jonën.
Momente afrimiteti ka patur mes tij dhe Xhulit. Xhuli dyshon për një raport të mundshëm me Jonën, por i thotë edhe se është xheloze kur e shikon pranë femrave të tjera të shtëpisë.
Ndërkohë, dyshimet e banorëve për çiftin që njihet jashtë vazhdojnë dhe një pjesë e tyre dyshon pikërisht për Julianën dhe Arditin.
Teksa mes Julianës dhe Visarit ka patur ngacmime, Arditi ka reaguar duke thënë se Juliana po reagon kështu për ta bërë xheloz, pasi është e bezdisur nga raporti që ai ka me Jonën.
Juliana ka pohuar se ka nisur të ndjejë për Arditin dhe Nevila e ka këshiluar sesi të sillet.
Ndërsa Jona është shprehur e mërzitur me Arditin, pasi ajo priste që të shpëtonte nga nominimi atë dhe jo Nevilën. Femrat e shtëpisë e kanë vënë në qendër të kritikave Arditin për zgjedhjen e tij për të shpëtuar Nevilën, duke qenë se ai ka më shumë miqësi me Jonën dhe Julianën dhe nuk u duket e drejtë që ai nuk shpëtoi asnjërën prej tyre. Arditi sqaroi se bëri këtë zgjedhje pikërisht për të mos u mbetur qejfi anjërës prej tyre.
Arditi ka kërkuar të flasë vetëm me Jonën dhe i ka thënë asaj se Xhulin e njihte që jashtë, i pëlqente që më parë, por nuk është lidhur brenda shtëpisë me të pikërisht për shkak të Jonës. Ndërkohë, Jonës i ka thënë se nuk po bën lojë me të.
Vajzat mendojnë se ai është duke bërë lojëra me të gjitha.
Nuk mendojnë mirë për të edhe djemtë: Valeri, Meridiani dhe Fatjoni, të cilët kanë bërë komente negative mbi të.
Gjatë javës është dukur se raporti i nderë mes Valerit dhe Meridianit ka filluar të rregullohet, por ajo që u interpretua si alenacë nga disa banorë është prishur sërish dhe debatet mes tyre janë rikthyer.
Shqetësimi i vajzave për eliminimin e radhës është rritur. Cila do të dalë prej tyre? Cfarë do të ndodhë gjatë natës së spektaklit? Përgjigjet, sot në mbrëmje!
Top Channel