Avioni, kërkimet zhvendosen nën ujë

04/04/2014 00:00

Ekipet e kërkimit në Malajzi kanë nisur të përdorin aparate speciale
lokalizuese për të gjetur kutinë e zezë të avionit të rrëzuar në Oqeanin Indian.

Dy anije me kapacitete lokalizuese do të kërkojnë në një thellësi të madhe nënujore me qëllim rekuperimin e objekteve që mund të hedhin dritë mbi motivet e rrëzimit të avionit.

Ndërkohë, të paktën 14 avionë dhe 9 anije do të kërkojnë gjatë së premtes gjithashtu për mjetin e zhdukur më 8 mars me 239 pasagjerë në bord.

Kërkimet aktualisht po koordinohen nga qyteti i Perthit, në perëndim të Australisë dhe janë shtrirë në një zonë të gjerë në jug të Oqeanit Indian.

Drejtuesit e operacioneve deklarojnë se dy anijet e pajisura me lokalizues kanë nisur tashmë kërkimet nën sipërfaqe për gjetjen e kutive të zeza, sinjalizuesit e të cilave rreshtin së funksionuari 30 ditë pas aksidentit.

Në këtë mënyrë, kërkuesit kanë edhe pak kohë në favor të tyre. autoritetet deklaruan më tej se zonat e kërkimeve janë zgjedhur në bazë të analizimit të të dhënave satelitore.

Konkretisht, në bazë të shqyrtimit të mënyrës se si avioni mund të ketë performuar dhe se si mund të ketë fluturuar, për të zgjedhur zonën me probabilitet më të lartë ku ai mund të jetë rrëzuar dhe zhytur nën ujë.

Drejtuesit e operacioneve saktësuan gjithashtu se me këto të dhëna po vazhdojnë të shqyrtohen dhe se kërkimet aktuale janë bazuar në të dhënat më të mira të mundshme.

“Duke parë progresin në shqyrtimin dhe analizimin e të dhënave, ekziston pak shpresë se ne do të gjejmë avionin në zonën ku kemi fokusuar kërkimet”, tha një prej drejtuesve.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta