Po planifikonte një sulm me eksploziv ndaj një baze të NATO-s, arrestohet 17-vjeçari norvegjez Prej muajsh të tërë, BE-ja dhe Rusia luftojnë për ndikim në Kiev, por
për çfare bëhet e gjithë kjo. Ukraina është aktualisht në gjendje tepër
të vështire ekonomike dhe perëndimit do t`i duhet ta ndihmojë
financiarisht përgjatë viteve të ardhshme.
Bashkimi Evropian ka ndarë per kete qellim 1,6 miliardë euro, të cilat do të shërbejnë në periudhën afatshkurtër, Shtetet e Bashkuara marrin përspipër garancitë bankare në vlerë prej 800 milionë euro dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar llogarit që vendi do të ketë nevojë në të ardhmen për 15 deri 18 miliardë dollarë.
Por pasi Rusia rriti çmimin e gazit për Ukrainën me 44 për qind, do të nevojiten ndoshta disa miliardë euro më shumë për të parandaluar falimentimin e shpejtë të vendit.
Por a do të jetë në gjendje Ukraina ndonjëherë për ti kthyer këto para, thote dojce vele. Përse Bashkimi Evropian angazhohet me kaq forcë për Ukrainën? Dhe pse Rusia nuk dëshiron në asnjë mënyrë të lejojë që vendi i saj fqinj me ekonomi të rrënuar të largohet në drejtim të Perëndimit? Pergjigjen e japin ekspertet.
Ukraina me 46 milionë banorët e saj është një treg i rëndësishëm, por edhe një vend gjithnjë e më interesant për industrinë gjermane të automobilave. Konsiderohet qe ne te ardhmen, ajo do te kete potencial të madh. Interesat europiane në Ukrainë mund të përmbledhen lehtë: stabilitet, tejkalim i problemeve kufitare dhe jo valë të refugjatëve. Para së gjithash anëtarët e BE-së Polonia, Sllovakia, Hungaria dhe Rumania angazhohen në Bruksel që fqinja e tyre të afrohet sa më shumë me bllokun qe te arrije te stabilizohet.
Tashmë në këto vende jetojnë shumë ukrainas, kryesisht si forca të lira punëtore. Për Berlinin, Parisin apo Londrën, Kievi mund të duket shumë larg, thotë Lambsdorff. Por për polakët, sllovakët ose lituanezët, megjithatë, operacionet në Ukrainë janë tepër shqetësuese. Nëse atje ndodh një kolaps shtetëror, nga emigracioni do të shkaktohet një situatë kaotike për të cilën Europa nuk mund të ketë asnjë interes.
Top Channel