Po planifikonte një sulm me eksploziv ndaj një baze të NATO-s, arrestohet 17-vjeçari norvegjez
Numri i refugjatëve që janë larguar nga Siria dhe janë regjistruar në Liban ka kaluar kuotën prej 1 milion, ka bërë të ditur një zyrtar i Kombeve të Bashkuara.
Sipas shefit të agjencisë së OKB-së për Refugjatët, libani ka numrin më të madh të emigrantëve sirianë në mbarë botën. “Për Libanin, një vend i përfshirë nga probleme të brendshme, impakti është tronditës”, ka thënë zyrtari.
Rreth 9.5 milionë banorë, pothuajse gjysma e popullsisë siriane, janë larguar nga vendi që nga nisja e konfliktit. Mbi 2.5 milionë pasi janë larguar janë strehuar kryesisht në Turqi, Jordani, Irak, Egjipt dhe vende të tjera.
Sidoqoftë, Libani po mban barrën më të madhe të numrit të refugjatëve sirianë, të cilët aktualisht përbëjnë çerekun e popullsisë vendase.
I dërguari i BBC në Beirut deklaron se kjo është peshë e rëndë për Libanin, që është më i vogli dhe më i cënueshmi nga vendet fqinje të Sirisë.
Muajin e kaluar, ministri i Jashtëm libanez deklaroi se kriza po “kërcënonte ekzistencën” e vendit të tij. “Populli libanez ka treguar bujari të veçantë, por tani ai po mundohet t’i bëjë ballë eksodit”, deklaroi zoti Gueterres.
Agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, vlerëson se fluksi i migratorëve po përshpejtohet. “Çdo ditë UNHCR në Liban regjistron 2.500 refugjatë të rinj, që praktikisht i bie më shumë se një person në minutë”, ka deklaruar agjencia në një komunikatë për shtyp.
Top Channel