Filmi i ri i Scarlett Johansson

03/04/2014 00:00

Scarlett Johansson tregon edhe një herë tjetër aftësitë e saj në rolet e të fortës në trailerin e filmit të saj të ri me titull ‘Lucy’.

Aktorja luan rolin e një femre që transporton ilegalisht drogë duke e fshehur atë brenda organizmit të saj. Por, droga i shkakton një efekt të çuditshëm duke i dhënë asaj superfuqi.

E vendosur në Tajvan, historia tregon sesi Lucy i përdor këto fuqi për të luftuar bosët e drogës të cilët e mbajnë atë peng.

Filmi ka regjinë dhe skenarin e francezit Luc Besson. Në të interpreton edhe i mirënjohuri Morgan Freeman.

Top Channel