Reklama e censuruar e Bar Rafaelit
02/04/2014 00:00
Reklama e fundit e Bar Rafaelit është censuruar në vendlindjen e saj Izrael pasi ka shumë “insinuata seksuale”.
Modelja 28-vjeçare, së bashku me dy klone të saj, shfaqet në shtrat me një kukull lejla për reklamën e një marke veshjesh.
Sipas ‘The Hollywood Reporter’, qeveria izraelite ka vendosur që kjo reklamë të mos shfaqet para orës 22:00 pasi vëzhgoi me kujdes klipin 54-sekondësh.
Edhe pse reklama nuk është aspak eksplicite, ajo tregon aventurat e Bar Rafaelit në fantazinë e një kukulle dhe kaq ka mjaftuar për këtë vendim.
Top Channel