Paltrow-Martin, lidhje “të hapur”

02/04/2014 00:00

Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin kanë arritur të mbeten miq, edhe pasi shpallën divorcin javën e kaluar, duke marrë dy fëmijët e tyre për një udhëtim në Bahamas.

Sipas “People”, kjo gjë mund të ketë ndodhur pasi çifti ka pasur ndoshta kontradikta gjatë kohëve të fundit, ndërkohë që ndarja mund të jetë planifikuar kohë më parë.

Revista në fjalë citon gjithashtu një burim, që bën të ditur se ata kanë pasur një “marrëdhënie të hapur” dhe se aktorja 41-vjeçare e “Iron Man” nuk e vriste mendjen edhe nëse bashkëshorti i saj, këngëtari 37-vjeçar i “Coldplay”, të dilte përkrah një tjetër femre.

“Ata janë ndarë fizikisht dhe emocionalisht, – thotë një burim i brendshëm për të përjavshmen. – Ata gjithnjë e kanë shijuar rehatinë e të bërit të gjërave veçmas njëri-tjetrit. Askush prej tyre nuk e shihte këtë gjë si të jashtëzakonshme”.

Muzikanti britanik nuk ka pasur lidhje vetëm me Kate Boswordh apo Helena Christensen, por edhe me një ish-mikeshë të Paltrow, Kate Hudson. Christensen dhe Hudson kanë mohuar çdo lidhje romantike me Martin, ndërsa Bosworth ka refuzuar të komentojë për këtë çështje.

Ndërkohë, për Paltrow ka zëra që flasin për lidhje me disa njerëz të rëndësishëm, përfshi miliarderin Jeffrey Soffer, producentin e “Glee”, Brad Falchuk, dhe prokurorin Kevin Yorn. Ky i fundit ka mohuar akuzat e bëra, ndërkohë që dy të parët ende nuk kanë dhënë asnjë koment.

Një tjetër burim i të përjavshmes thotë se akuzat për tradhëti ishin “qesharake”. Nëse Chris kërkonte të luante, Gwyneth nuk e vriste mendjen. Ajo nuk ka qenë kurrë xheloze apo t’i vinte kufij Martin. Filozofia e saj ishte ‘jemi të dy të rritur, bëjmë zgjedhjet tona’.

Top Channel