Po planifikonte një sulm me eksploziv ndaj një baze të NATO-s, arrestohet 17-vjeçari norvegjez
Presidenti amerikan Barack Obama tha se programi i kujdesit shëndetësor, i nënshkruar prej tij mes polemikave të shumta, “do të qëndrojë gjatë”, pasi më shumë se 7 milionë amerikanë janë regjistruar në të.
Ai tha për reporterët se ligji, i ashtuquajtur “Obamacare”, përfaqëson progres dhe i sjell përfitime ekonomisë. Obama sulmoi gjithashtu përpjekjet e vazhdueshme të konservatorëve për të penguar apo për të mos financuar ligjin, duke e quajtur atë si një “shqetësim”.
Do të ketë sfida të reja për implementimin e ligjit, – sipas Obama-s, – por ai aktualisht “po funksionon më së miri”. Afro 7,1 milionë amerikanë janë regjistruar për mbulime shëndetësore, në mënyrë që të shmangnin ndëshkimet përpara afatit të skadencës, që ishte ditën e hënë, duke tejkaluar kështu edhe projeksionet fillestare.
“Ky ligj e ka bërë sistemin tonë të kujdesit shëndetësor shumë më të mirë”, tha Obama nga Shtëpia e Bardhë, gjatë së martës, duke shtuar se ai do të ulë kostot e përgjithshme të kujdesit shëndetësor.
Edhe pse reforma ka qenë për një kohë të gjatë “e diskutueshme dhe konfuze” – tha ai, – “kjo është pjesë e atij ndryshimi që mund të duket vetëm në demokraci. Ndryshimi është i vështirë, edhe rregullimi i asaj që është prishur me kohë është gjithashtu i vështirë”.
Lideri demokrat është përballur për shumë vite me kundërshtimet politike ndaj “Obamacare”, që zyrtarisht njihet si Mbrojtja e Pacientëve dhe Akti për Kujdes Shëndetësor të Përballueshëm.
Republikanët, të cilët e shohin atë si një ndërhyrje të papërshtatshme të qeverisë në industrinë e sigurimeve shëndetësore dhe një fyerje të lirive personale, nuk duken se do të pendohen për çfarë kanë kundërshtuar kaq gjatë këtë ligj.
Top Channel