“Miley tymos shumë bar”

02/04/2014 00:00

Wiz Khalifa deklaroi në një emision televiziv se të punoje me Miley Cyrus ishte shumë bukur pasi asaj i pëlqen të tymosë “shumë bar”.

Reperi 26-vjeçar ka bashkëpunuar me këngëtaren 21-vjeçare në disa këngë të albumit të tij të fundit me titull ‘Black Hollywood’.

“Të punoje me të ishte çmenduri, në kuptimin e mirë. Është shumë energjike dhe tymos shumë bar. Cdo 5 minuta kërkonte një teke”, tha Wiz.

Miley Cyrus gjithmonë ka folur hapur për dashurinë e saj ndaj marijuanës. Sipas saj, “bari është droga më e mirë në botë”.

“Bari është droga e lumturisë, ndërsa kokaina është shkatërruese”, ka thënë Cyrus.

Top Channel