Lezhë, vret aksidentalisht kushëririn

02/04/2014 00:00

Një 18-vjeçar nga Lezha humbi jetën dje në mbrëmje i qëlluar me armë zjarri.

Sipas të dhënave nga policia, dyshohet se i riu është vrarë nga kushëriri i tij. Viktima është identifikuar si Kristian Prendi.

Blutë e Lezhës bëjnë me dije se vrasja ka ndodhur nga pakujdesia. Fillimisht, pista kryesore e policisë mendohej të ishte vetëvrasja, por më pas ajo u hodh poshtë. Autori i dyshuar i krimit si fillim ka tentuar të fshehë ngjarjen, por më pas është shoqëruar në komisariat.

Të dhënat e para tregojnë se kushëriri i tij ishte duke pastruar një armë e cila ka kryer qitje duke plagosur rëndë 18-vjeçarin i cili humbi jetën shumë shpejt nga plagët e marra.

Qëllon vëllanë e sëmurë

Një 29-vjeçar nga fshati Vinjollë e Laçit u plagos rëndë i qëlluar me armë zjarri nga i vëllai.

Gentian Balloku u arrestua per kete ngjarje me akuzen e tentatives se vrasjes se vellait te tij Klevis Balloku.

Pak kohe me pare, i plagosuri kishte marre peng edhe familjaret e tij, ndersa deshmitaret thone se ai eshte i semure mendor dhe teper problematik, edhe per vete familjaret.

Top Channel