Incidenti në veri nga xhandarmëria serbe, Kosova thirrje ndërkombëtarëve për të shtuar presionin ndaj Beogradit Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së
Sigurisë së Kosovës ka proceduar për lexim të parë Projektligjin për
Komisionerin e Kuvendit të Republikës së Kosovës në Forcën e Sigurisë së
Kosovës.
Komisioneri që mbikëqyr për llogari të Kuvendit, Forcën e Armatosur dhe Policinë është një nismë e deputetit te VV Rexhep Selimi në bashkëpunim me Komisionin e Sigurisë dhe ka për bazë një model të ngjashëm në Bundestagun gjerman.
Sipas anëtarëve duhet të bëhen disa ndryshime të domosdoshme me ndërrimin e misionit të Forcave të Sigurisë, pasi në formën e tanishme të Projektligjit sipas MPB-së mund të shkaktojë përzierje të kompetencave dhe mekanizmave të brendshëm dhe të jashtëm që e mbikëqyrin Policinë e Kosovës.
Mospajtimet rreth ligjit nga Ministria e Punëve të Brendshme Projektligji paraqesin konflikt me Ligjin mbi Inspektoratin Policor. Por vërejtjet e MPB-së u vlersuan si të paarsyeshme për shkak se nuk ka paralelizëm e as përzierje të kompetencës në mes të Komisionerit dhe Inspektoratit Policor.
“Por do të isha për me shumë kujdes sa i përket heqjes te atij komponenti, i cila ka të bëjë me Policinë për shkak se kjo e prek krejt strukturën e Ligjit. Ju e dini qëështë gjysma e asaj çfare trajton ky ligj,është gjysma ushtria, gjysma policia. Duke filluar edhe nga trajtimi që i bënë gjatë strukturës së ligjit, por duke filluar edhe në strukturë sepse aty kemi përcaktuar edhe strukturën”, tha Selimi.
“Ata ose nuk e kanë kuptu mirë qëllimin e këtij Ligji edhe nuk kanë patur mundesi per ta sqaruar prej dikujt prej anëtarëve të komisionit apo prej profesionalistëve. Nuk dua te mendoj qe qëllimisht po pengohet formimi i një institucioni të tillë”, u shpreh Fatmir Xhelili.
Autorizimet që parashikon ky projektligj mund të shkaktojnë probleme në funksionimin e mekanizmave të brendshëm, si mbikëqyrësit e drejtpërdrejtë nëpër nivelet e organizimit, Drejtoria e Standardeve Profesionale, Komisioni i Brendshëm disiplinor dhe Komisioni i Ankesave dhe Shpërblimeve.
Top Channel