Cameron Diaz, e mrekulluar nga Kate Upton

02/04/2014 00:00

Cameron Diaz është e mrekulluar nga format trupore të Kate Upton, ashtu siç shihet në një klip të ri të filmit ‘The Other Woman’, ku aktorja dhe modelja kanë interpretuar së bashku.

Filmi tregon historinë e Carly (Cameron Diaz), e cila tronditet kur mëson se i dashuri i saj Mark (Nikolaj Coster-Waldau) është i martuar me Kate (Leslie Mann). Tronditja shtohet kur ato mësojnë se Marku i tradhton të dyja me një tjetër (Kate Upton).

Carly dhe Kate bashkohen për të zbuluar kush është kjo femër dhe e shohin për herë të parë në plazh, ku personazhi i Cameron Diaz mbetet me gojë hapur: “Është perfekte! Për notën 10!”

Filmi ‘The Other Woman’ do të shfaqet për herë të parë në fund të muajit prill.

Top Channel