Tre pjesëtarë të policisë së Kosovës janë plagosur nga të shtënat më
armë zjarri në komunën e Zubin Potokut në veriun e Kosovës me
shumicë serbe.

Policia tha se në rrethana ende të paqarta është shtënë më armë zjarri mbi një patrullë të policisë kufitare që ishte në lëvizje në fshatin Banjskë. Tre policet e perkatësisë kombëtare serbe, njera prej te cileve femer, jane plagosur e janë dërguar në spitalin e veriut të Mitrovicës për trajtim.

Mesohet se ata jane jashte rrezikut per jeten. Ne gjendje me te rende paraqitej i plagosuri  Oliver Kuzmanoviç, i lindur në vitin 1974, i cili kishte plage në kraharor dhe në bark. Per momentin nuk ka hollesi rreth incidentit dhe autoreve apo motiveve te mundshme të tij.

Presidentja  e Kosovës Atifete Jahjaga, e dënoi ashpër sulmin duke e cilësuar atë “si një përpjekje për të penguar funksionimin e rendit demokratik dhe të sundimit të ligjit në Kosovë”.

“Policia e Kosovës është institucioni që ka ndërtuar besimin në mesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim dhe ajo garanton sigurinë për të gjithë”, thuhet në reagimin e presidentes e cila bën thirrje që autorët e sulmit mbi policinë të kapen dhe të nxirren përpara drejtësisë.

Sulmi i së hënës, ndodhi vetëm pak orë pas përfundimit të një raundi të ri bisedimesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Top Channel