S’e Luan Topi/ “Mami i Selin më ka shkruar për imitimin që i bëj në Portokalli vajzës së saj”, aktorja Suela Prendi: Ja çfarë më tha
Filmi epik fetar “Noah”, me protagonist kryesor Russell Crowe, ka
arritur të marrë kontrollin e box office, duke arkëtuar 44 milionë
dollarë në fundjavën e parë.
Filmi mbi arkën e Noahs, me regji të Darren Aronofsky, i mirënjohur për “Mjelma e Zezë”, ka në kastin e tij edhe yje si Jennifer Connolly dhe Emma Watson.
Ai shfaqet në ekranin e madh pas disa filmave të tjerë fetarë, si “Zoti nuk ka vdekur” dhe “I biri i Zotit”. Ndërsa filma të tjerë të këtij lloji që do të dalin më vonë gjatë vitit janë “Exodus” dhe “Parajsa është reale”.
“Mendoj se këta filma me karakter biblik kanë gjasa të jenë trendi i ri i Hollivudit. Regjisorët nuk kishin menduar se filmat me tema të tilla do të tërhiqnin kaq shumë publik dhe mendoj se tani e kanë kuptuar”, deklaron Paul Dergarabedian, analist i mediave të showbizit.
Filmi i dytë në renditjen e box office rezulton ai fantastiko-shkencor për adoleshentët, “Divergent”, ku interpretojnë Kate Winslet dhe Shailene Woodley, që arkëtoi 26.6 milionë dollarë në fundjavën e tij të dytë. Ndërsa “Muppets Most Wanted” është i treti me 11.4 milionë.
Top Channel