Investimet në sportin e Kosovës

01/04/2014 00:00

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndau 50 mijë euro për Komitetin Olimpik të Kosovës si buxhet vjetor për realizimin e programit për vitin 2014.

Vendimi për ndarjen e këtyre mjeteve është marrë nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, më qëllim të pavarësimit edhe më të madh financiar të Komitetit Olimpik dhe të krijimit të mundësive për zbatimin e planit vjetor që ka KOK, si organi më i lartë sportiv në vend.

Krasniqi tha se ky memorandum shënon një hap para në funksionalizimin e plotë të KOK-ut dhe është një dëshmi e madhe për mbështetjen që shteti po i jep sportit. Ndërkaq, kryetari i KOK-ut Besim Hasani, theksoi se është një bashkëpunim jashtëzakonisht i mirë mes KOK-ut dhe MKRS-së dhe kjo është në funksion të përmbushjes së pretendimeve që ka sporti i Kosovës.

Bazuar në këtë memorandum shuma prej 50 mijë euro të do të shpenzohet në disa aspekte që kanë të bëjnë me administratën, organizimin e aktiviteteve brenda Kosovës dhe në pjesëmarrje në aktivitete ndërkombëtare.

Top Channel