Prishtina dhe Beogradi nuk arritën të mbyllin një marrveshje për
çështjet e drejtësisë as në raundin e 23-të të dialogut të ndërmjetësuar
nga Brukseli.

Megjithëse, Kryeministri Hashim Thaçi u shpreh optimist para takimit se palët ishin pajtuar në parim për të dhe funksionimin e bashkësisë së komunave serbe, përzgjedhja e gjyqtarëve dhe prokurorëve në veri të Kosovës trajtohet pa sukses në të paktën 5 raundet e fundit.

“Kemi arritur një përparim të theksuar dhe pothuajse është çështje e përmbyllur arritja e marrëveshjes. Në takimin e ardhshëm besoj do të zyrtarizohet arritja e marrëveshjes”, u shpreh Thaçi.

Në deklaratën e tij të fundit nga Brukseli në emër të delegacionit serb, kryeministri në detyrë Ivica Daçiç përsëriti se “palët përafruan qëndrimet e tyre” dhe me shumë gjasë “kjo marrëveshje mbyllet gjatë takimit të radhës në Prill”, kur Beogradi do të përfaqësohet nga kryeministri i ardhshëm, Aleksandar Vuçiç, i cili deri më sot merrte pjesë në bisedime në cilësinë e numrit 2 të qeverisë serbe.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, konfirmon gjithashtu, në komunikatën e saj për shtyp, se “palët pothuajse përmbyllën diskutimin e tyre mbi drejtësinë dhe se në takimin e radhës sqarohen dhe çështjet e mbetura për paketën e drejtësisë”, pjesë kjo e rëndësishme për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Prill të 2013-ës mes Kosovës e Serbisë.

Pergatiti ARTA TOZAJ

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta