Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar të hënën në Bruksel se në takimin me delegacionin serb, të kryesuar nga homologu Ivica Daçiç, do të diskutojë për funksionalizimin e marrëveshjes për drejtësinë.

I cituar nga mediat kosovare, Thaçi ka bërë me dije se fokusi do të jetë kryesisht tek zbatimi i kësaj marrëveshjeje në veriun e Kosovës, sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

“Në takimin e fundit ne kemi arritur një marrëveshje në parim, ndërsa sot pres edhe zyrtarizimin e kësaj marrëveshjeje”, ka deklaruar Thaçi.

Takimi i së hënës Thaçi-Daçiç është i prani që zhvillohet që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Serbi, që u fituan nga partia e presidentit Nikoliç. Me ndryshimin e kryeministrit, pritet që në raundet e ardhshme Beogradi zyrtar të përfaqësohet nga Aleksandar Vuçiç.

Ndërkohë, pritet që edhe zgjedhjet në Kosovë, të parashikuara për në muajin qershor, të ndikojnë në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE, duke ulur ritmin e takimeve.

Top Channel