
Një shkëmbim zjarri përgjate kufirit të shumëdiskutuar detar ka rikthyer
frikën e një përshkallëzimi i të ri të tensioneve mes dy Koreve.
Peniani njoftoi mëngjesin e të hënës se do te kishte te shtena ne disa zona prane kufirit per shkak te nje stervitjeje ushtarake. Seuli thote se iu pergjigje zjarrit pasi predhat koreano-veriore rane ne ujrat e tij territoriale.
Rajoni ne fjale ka qene perhere nje vater e nxehte perplasjesh mes dy vendeve fqinje. Kombet e Bashkuara e pervijuan kufirin perendimor pas luftes mes dy Koreve, por vendi komunist nuk e ka njohur kurre. Ne fundin e 2010-tes, kater koreano-jugore u vrane ne nje ishull kufitar nga zjarri i artilerise se Penianit. Shkembime te shtenash pati shkurtimisht edhe gushtin e 2011-tes, ndersa ne fillim te ketij viti, nje anije koreano-jugore, e goditur me silure nga forcat e veriut, u mbyt duke marre jetet e 46 marinareve.
Sipas Seulit, ne incidentin e fundit, Koreja e Veriut ka leshuar rreth 500 predha, ndersa jugu 300. Banoret e ishullit kufitar Baengnyeong u evakuan ne streha emergjence gjate episodit tre oresh. Pas ngjarjes, Kina, partneri me i madh tregtar i Korese se Veriut, beri thirrje per qetesi dhe vetefrenim. Vetem pak dite me pare, Peniani testoi ne det dy raketa Nodong me rreze te mesme veprimi, i pari veprim i ketij lloji qe prej vitit 2009.
Top Channel