Rikthimi i Michael Jackson
31/03/2014 00:00
Michael Jackson bëhet gati të rikthehet në tregun muzikor. Më 13 maj do të dalë “Xscape”, albumi i ri me këngë të papublikuara të mbretit të popit.
Disku përmban gjithësej 8 këngë, të gjitha në versionin origjinal të Jackson, të cilat do të jenë edhe në edicionin “deluxe”.
Titulli i veprës është një dedikim për mënyrën sesi Jackson u vinte emrat albumeve të tij.
Çdo disk merrte emrin nga një prej hiteve të tij dhe duke filluar nga i pavdekshmi “Thriller”, përbëhen të gjithë nga një fjalë e vetme.
Top Channel