Medvedev vizitë në Krime

31/03/2014 00:00

Kryeministri rus Dimitri Medvedev ka mbërritur në Krime, zyrtari më i
lartë i Moskës që viziton gadishullin pas aneksimit prej Ukrainës.

Medvedevi ka ndaluar ne qytetin kryesor Simferopol ne krye te nje delegacioni ministrash rus. Ne faqen e tij te Tëitterit, shefi i ekzekutivit tregon se perfaqesuesit e qeverise ruse kane ne axhende nje seri takimesh, te cilat do te perqendrohen tek zhvillimi i rajonit.

Shkeputja e Krimese ne fillim te muajit dhe bashkimi i saj me Rusine ngjallen indinjate e komunitetit nderkombetar e çuan ne sanksione kunder Moskes. Kremlini megjithate e konsideron fakt te kryer marrjen e saj dhe rikthimi i krimese brenda kufijve ukrainas, sipas tij, aq qe vihet me ne diskutim.

Kater oret e bisedimeve “pa doreza” mes Sekretarit Amerikan te Shtetit John Kerry dhe homologut te tij rus, Sergei Lavrov te dielen, perfunduan pa ndonje rezultat konkret. Kerry i tha gazetareve ne Paris se Amerika vazhdon ta konsideroje te paligjshem aneksimin e Krimese dhe se asnje vendim mbi te ardhmen e Ukraines nuk do te merret pa perfshirjen e Kievit.

Kryediplomati amerikan perseriti thirrjen per terheqjen e mijera trupave ruse nga kufiri me arsyetimin se këto forca po brenda Ukraines “një atmosferë frike” që nuk i shërben dialogut diplomatik. Lavrovi nga ana e tij kishte permendur me heret nevojen per ta kthyer Ukrainen ne shtet federal, ide kjo e refuzuar kategorikisht nga lidershipi i i ri i vendit, i cili e sheh si perpjekje per copetimin e territorit te tij. Ne fakt rezultati i takimit nuk ishte edhe aq i papritur. Kerry dhe Lavrov u ulen në bisedime me pikëpamje krejt të ndryshme lidhur me situatën në Ukrainë: Moska, e analizon situatën si një rebelim me mbështetjen e Uashingtonit, i cili kërcënon interesat ruse; ndersa Amerika e sheh si përpjekje pak kaotike drejt një regjimi përfaqësues.

Top Channel