Roja bregdetare greke po kryen një operacion shpëtimi në jug të ishullit
të Kretës.Sipas informacioneve të para,një anije me mbi 300 klandestinë
në bord, ka dhënë sinjalin SOS, 65 milje në veri-perëndim të ishullit
të Kretës.

Menjehere ne drejtim te zones jane derguar anije dhe helikoptere shpetimi. Nje anije tregetare qe lundronte ne afersi te zones,ka mundur te shpetoje disa klandestine,ndërsa nga momenti ne moment, pritet te shpetohen dhe te tjeret.

Anija me te cilen emigrantet klandestine po udhetonin drejte brigjeve italiane, pesoi difekt dhe deti i trazuar rrezikon mbytjen e saj,thane burimet. Gjate oreve te mbasdites, klandestinet e shpetuar do te dergohen ne spitalet e Kretes,ku dhe do te ekzaminohen prej mjekeve dhe ne vazhdim do te vendoset per fatin e tyre.

Top Channel