“Frozen”, filmi i animuar hyn në histori

31/03/2014 00:00

“Frozen”, filmi i Disney që fitoi çmimin Oscar, është kthyer në kampionin e arkëtimeve në historinë e filmave të animuar.

Në fundjavën e fundit totali i arkëtimeve ka arritur 1.072 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën. Filmi ka thyer rekordin e mëparshëm që mbahej nga “Toy Story 3”, që kishte fituar 1.063 miliardë dollarë.

“Frozen” bën fjalë për historinë e Ana, një princeshë e re ëndërrimtare që ndërmerr një udhëtim epik në shoqërinë e një djaloshi malësor, Kristof dhe të brekosës së saj Sven.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel