Të dielën u mbajt Samiti  Gruas së Partisë Demokratike të Kosovës.
Bashkëshortja e kryeministrit Hashim Thaci, njëkohësisht  kryetar i
PDK-së, Lumnije Thaçi, foli për detaje nga jeta e tyre, ku i pranishëm
ishte edhe Kryeministri.

Zonja Thaci thotë se bashkëshorti i saj është i njëjti që nga dita e parë kur u dashuruan.

“Kur njerëzit më pyesin se a ka ndryshuar burri im gjatë viteve si kryeministër Hashimi, unë më sinqeritet i them ‘Jo’, sepse Hashim Thaçi ka ende karakterin e njëjtë besimin dhe vlerat e njëjta, Hash im Thaçi është ende burri në të cilin jam dashuruar vite më pare”, tha zonja Thaci.

Sipas zonjës Thaci karakteri i kryeministrit nuk ka ndryshuar,por me apo pa dëshirë, ka ndryshuar jeta e tyre.Pavarësisht kësaj, zonja haci, burri i saj është akoma ai djali me të cilin është takuar për herë të parë.

“Edhe kur Hashimi u zgjodh Kkryeministër, për mua ,ai ende është ai djali i cili më kishte ftuar për të dalë herën e parë që u takuam, kur ishim ende të dy studentë, ende është ai djali me të cilin i ndanim ëndrrat se si do të krijonim familje si do të bëheshim prindër të mirë e të kujdesshëm” , shton më tej ajo.

Madje znj.Thaci thotë se kaloi fshehurazi kufijtë për t’u bashkuar me kryeministrin në Zvicër, ku edhe lindi djali i tyre, Endriti.
“Fatkeqësisht për shkak të angazhimeve dhe bindjeve të tij politike filluan përndjekjet dhe Hashimit iu desh që përkohësisht të vendosej në Zvicër. Ne u desh të ndaheshim por vetëm fizikisht, sepse na mbanin të bashkuar dashuria si dhe ëndërrta e përbashkëta. Unë iu bashkëngjita rrugës të cilën shumë prej nesh e kanë bërë duke kaluar fshehurazi kufijtë e shte teve të ndryshme të Evropës dhe përfundimisht të bashkohesha me Hashimin në Zvicër. Aty na lindi Endriti”, kujton zonja Thaci.

Për të, Kryeministri mendon për fuqizimin e gruas në Kosovë, sepse është rritur në mesin e grave të fuqishme sipas saj, që janë nëna dhe motrat e tij.

Top Channel