
Skuadrat e shpëtimit nuk kanë vendosur afate kohore për kërkimin e avionit të humbur të “Malaysia Airlines”, ka bërë të ditur kryeministri australian Tony Abbott.
Zoti Abbott u tha reporterëve teksa ndodhej pranë lokalitetit të Perthit, ku operacioni po koordinohet, se kërkimet për avionin janë ende në fazë avancimi.
Dhjetë aeroplanmbajtëse dhe 11 anije po kontrollojnë zonën detare në perëndim të Perthit, për të gjetur pjesë të mundshme të avionit.
Ekipet speciale po përdorin aparatura të posaçme. Deri tani janë gjetur objekte që lundronin në sipërfaqen e oqeanit indian, por asnjë prej tyre nuk rezulton të jetë pjesë e avionit të humbur.
“Ne do t’i vazhdojmë kërkimet edhe për një kohë të gjatë. Intensiteti dhe magnituda e kërkimeve po rritet, jo e kundërta”, deklaroi zoti Abbott.
Ndërkohë, po të hënën, ministri malajzian i Transporteve deklaroi sezona e kërkimeve është 254 mijë kilometra katrorë. Në operacione janë përfshirë nëntë aeroplanmbajtëse ushtarake dhe një civile, si dhe tetë avnije kineze dhe tre australiane.
Anija mbështetëse e marinës australiane, e pajisur me aparaturën e posaçme, pritet të mbërrijë në zonë më tre prill, shtoi kryeministri.
Avioni me 239 pasagjerë në bord u zhduk më 8 mars. Ai ishte nisur nga Kuala Lumpuri me destinacion Pekinin dhe shumica e pasagjerëve ishin shtetas kinezë.
Top Channel