Zgjedhjet vendore në Turqi

30/03/2014 09:40

Miliona turq i drejtohen ditën e dielë kutive të votimit, në zgjedhjet vendore që pritet të jenë përcaktuese për fatin politik të kryeministrit Recep Tayyip Erdogan.

Ky është testi i parë madhor politik për Erdogan që prej protestave të dhunshme të një viti më parë apo skandalit të korrupsionit të javëve të fundit.

Gjithashtu, pritet që në këto votime të kuptohet edhe irritimi i vërtetë i popullit turk për bllokimin e rrjeteve shoqërore si “Tëitter” apo gjigantëve të postimit të videove “Youtube”.

Ankaraja vendosi të mbyllë këto faqe dhe kërcënoi me një veprim të tillë edhe “Facebook” e rrjete të tjera gjatë muajit, me argumentin se ekzitenca e tyre rrezikon rrjedhjen e sekreteve shtetërore.

Erdogan e ka akuzuar në të shkuarën median sociale edhe për keqinformim.

Ndonëse si kryeministër, Erdogan nuk është i përfshirë drejtëpërsëdrejti në fushatën zgjedhore, ai ka deklaruar mbështetjen për partinë e tij të Drejtësisë dhe Zhvillimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA