Tiranë, arrestohet trafikanti i femrave

30/03/2014 00:00

37-vjeçari Hamza Karoshi, një shtetas i shpallur në kërkim u arrestua ditën e dielë nga Policia e Tiranës.

Karoshi ishte dënuar me 17 vjet heqje lirie në mungesë, për trafikimin e femrave për prostitucion.

Ai u arrestua nga forcat e komisariatit numër pesë, në kryqëzimin e Bathores, pranë kryeqytetit.

Top Channel