Dy gazetarë spanjollë të marrë peng në Siri gjashtë muaj më parë nga kryengritësit ekstremistë u liruan ditën e dielë.
E përditshmja “El Mundo” informoi se korrespondenti i saj, Javier Espinoza, telefonoi në redaksi për të thënë se ishte liruar së bashku me fotografin Ricardo Garcia Vilanova.
Espinoza saktësoi se militantët i kishin dorëzuar ata në kufi tek ushtarët turq.
Disa dhjetëra gazetarë mbeten peng ose janë vrarë prej kryengritësve brenda Sirisë.
Espinoza dhe Vilanova ishin marrë peng nga organizata famëkeqe e Frontit Islamik të Irakut dhe Levantit, pranë kufirit me Turqinë në shtator.
Gazetarët ishin duke u larguar nga vendi në fund të misionit të tyre dy-javor, kur u kapën prej rebelëve.
Prej disa muajsh, nuk dihej më asgjë për fatin e tyre dhe për vendin se ku mund të ishin duke u mbajtur në kushtet e izolimit.
Top Channel