Francë, fuqizohet ekstremi i djathtë

30/03/2014 10:40

Votuesit francezë i drejtohen të dielën kutive të votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve vendore, ku ekstremi i djathtë pritet të konsolidojë rezultatin e mirë të votimeve të para.

Në bazë të ligjit francez, në raundin e dytë votohet për dy forcat politike që grumbulluan më shumë preferenca, nëse asnjëra prej tyre nuk fiton mbi 50% të votave në raundin e parë.

Ndonëse mori pjesë në një numër të kufizuar zonash zgjedhore, Fronti Kombëtar i Marine le Pen regjistroi një rritje të ndjeshme në votime, ndërsa fitoi edhe disa qytete e komuna, përfshi qytetin e Henin-Beaumont në veri të vendit.

Fronti Kombëtar u rendit i dyti edhe në qytetin e madh të Marsejës, ku të dielën rivotohet.

Kryeministri i vendit, Jean-Marc Ayrault i kërkoi votuesve që të mbështesin çdo kandidat, pavarësisht partisë që përfaqëson, që do të vendoset përpara zgjedhjeve të Frontit Kombëtar.

Fronti i Marine le Pen është një parti euroskeptike, anti-emigracion dhe që kërkon daljen e Francës nga Bashkimi Europian, si dhe tërheqjen nga euro e Schengen.

Sipas korrespondentëve, suksesi i Frontit Kombëtar i detyrohet pjesërisht edhe popullaritetit gjithmonë e më në rënie të presidentit Hollande.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA