Shkodër, plagoset me armë zjarri 40-vjeçari

29/03/2014 00:00

Një person është plagosur rëndë me armë zjarri pasditen e së shtunës në lagjen ”Rus” të qytetit të Shkodrës.

I dëmtuari është shtetasi Anton Dakaj, 40 vjeç nga Shkodra. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali pas një debati të çastit mes të plagosurit dhe autorit.

Policia në vendin e ngjarjes ka shoqëruar disa persona dhe dyshohet se një nga të shoqëruarit të jetë dhe autor i ngjarjes.

Ndërkohë gjendja shëndetësore e të plagosurit, sipas mjekëve paraqitet mjaft kritike për jetën pasi plumbi ka prekur një nga artieret kryesore.

Po të shtunën ndërroi jetë në spital një tjetër person që u qëllua me plumba në kokë pranë banesës së tij në Shkodër. Viktimës, një tregtar duhani, i ishte zënë pritë pranë banesës. Ai qëndroi disa ditë në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.

Top Channel