S’e Luan Topi/ “Mami i Selin më ka shkruar për imitimin që i bëj në Portokalli vajzës së saj”, aktorja Suela Prendi: Ja çfarë më tha
Rigelsi është i eliminuari i javës nga shtëpia e Big Brother. Përmes
votimit me mesazhe teleshikuesit kanë vendosur të nxjerrin nga shtëpia
Rigelsin, i cili menjëherë pas daljes tha se e kishte shijuar qëndrimin e
tij në shtëpinë më të vëzhguar të momentit.
“Ndoshta më penalizoi zënka me Enkelejdin dhe mendoj se pika ime e dobët është menaxhimi i këtyre momenteve”, tha Rigelsi në studion e spektaklit të së premtes mbrëma.
Rigelsi tha se feja e ka bërë të jetë një njeri më të mirë por brenda shtëpisë nuk kishte asnjë libër fetar për të lexuar, pasi ata e bëjnë që të ndihet më i fortë dhe të menaxhojë anët e tij negative më mirë.
Spektakli i kësaj të premte ishte e mbushur me surpriza.
Ndër to ishte futja për disa orë në shtëpi e një djali shumë simpatik, me forma të mira fizike, i cili vuri në lëvizje ndjenjat e vajzave në shtëpi. Qëllimi i hyrjes së përkohshme të Arbrit në shtëpi, një volejbollist i njohur, ishte për të ‘shkundur’ Julianën, e cila është gjithnjë në kërkim të princit të saj të kaltër dhe prurjet e javës së kaluar në shtëpi duket se nuk ia kanë përmbushur ambicjet. Juljana dukej mëse e kënaqur për Arbrin, por vetëm në fund kuptoi se gjithcka ishte një truk, pasi në dhomën e rrëfimit gjeti vetëm një këpucë, që me humor u quajt si këpuca e Hirushit. A do ta kërkojë Juliana pas daljes nga shtëpia Arbrin? Kjo mbetet për t’u zbuluar më vonë.
E megjithatë ne kthehemi të personazhet tanë brenda shtëpisë dhe te një surprizë që iu bë Mikelës. Në një atmosferë bari festiv, ku ndiqen ndeshje futbolli, Mikelës iu ofruan pamje nga një ndeshje e skuadrës së saj të zemrës, Barcelonës, për të kuptuar nëse është kualifikuar apo jo. Këto momente Mikela i ndoqi nën shoqërinë e miqve të saj më të mirë dhe të motrës, Erjonës.
Më herët një surprizë iu bë Katerinës, një prej vajzave që hyri në shtëpi javën e shkuar. Një mesazh përshëndetës i erdhi nga familja e saj, e cila tregoi mbështetje për aventurën e Katerinës, duke i dhënë forcë për qëndrimin e mëtejshëm të saj në shtëpi.
Fatjoni ishte konkurrenti që gjeti sërish emrin e personazhit misterioz, që për këtë javë ishte Loro Borici, duke fituar imunitet. Mirëpo bashkë me të, imunitet fituan edhe të gjithë djemtë të shtëpisë. Djemve iu la si detyrë që në dhomën e rrëfimit të shpëtonin vetëm nga një vajzë. Kush merrte më pak vota prej tyre do të shkonte në nominim. Në këtë mënyrë votimi, nga nominimi shpëtuan Nevila, Mikela dhe Viola. Ndërkohë teleshikuesit këtë javë do të votojnë se cilën prej Matildës, Jonës, Julianës apo Esidës duan ta shohin jashtë shtëpisë. Deri të premten tjetër me siguri që do të kenë ndodhur plot ndodhi dhe aventura në shtëpinë më të famshme shqiptare të momentit.
Top Channel