Moti i pazakontë, verë në Britani

29/03/2014 00:00

Bëni gati zgarat, se fundjava sjell një diell të shkëlqyer! Britanikët po shijojnë një fund marsi të pazakontë për ta.

E gjithë fundjava eshte e mbushur me diell, ndersa e djela pritet te jete dita me e nxehe e vitit, me termometrin qe mund te shenoje 21 grade celsius, ne nje kohe kur ne Spanje nuk do te jete me shume se 16 grade.

Te tilla temperatura do ta bejne ne fakt Britanine e ketyre diteve me te ngrohte sesa Greqia apo Maroku. Jo per shume megjithate, sepse sic parashikojne metereologet, rete dhe shiu do te afrohen shpejt dhe nje vale te ftohti do te riktheje dimrin ne disa pjese te vendit.

Britaniket po i gezohen sidoqofte per momentin te ngrohtit qe kontraston thelle me te njejten periudhe te vitit te kaluar, e cila u regjistrua si e dyta me e ftohte ne historine e vendit pas jave te tera ngricash, debore dhe temperaturash teper te uleta per marsin ne britani. Moti i ngrohte i ketij viti ka sjelle dhe nje lulezim te vrullshem duke mbushur fushat e parqet me lule te parakohshme per stinen. E gjithe kjo situate ka shtyre eksperte te parashikojne se Britania do te perballet sivjet me veren e sa me te nxehte qe nga fillimi i regjistrimeve te motit.

Top Channel