Afganistan, sulmohet shtabi elektoral

29/03/2014 00:00

Rebelët në Afganistan kanë sulmuar selinë qendrore elektorale të vendit, në Kabul, një javë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale.

Lajmin e ka bërë të ditur policia lokale, sipas të cilës persona të armatosur kanë hyrë në ndërtesë dhe kanë qëlluar ndaj komisionit elektoral me armë automatike.

Sulmi ndodh një javë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, të cilat talebanët kanë paralajmëruar se do t’i pengojnë. Gjithashtu, një ditë më parë një sulm masiv ndaj një hoteli të mbushur me punonjës të huaj në kryeqytetin Kabul.

Një oficer policie i cituar nga agjencia e lajmeve “Associated Press” thotë se agresorët nuk kanë hyrë dot në selinë e Komisionit Ndërkombëtar të Zgjedhjeve për shkak të masave të sigurisë dhe janë strehuar në një shtëpi rreth 500 metra larg.

Por korrespondenti i BBC thotë se guerrilasit po e sulmojnë qendrën me armë automatike dhe të tjera më të rënda. Komisioni ndodhet në një kompleks të posaçëm në rrugën kryesore jashtë qendrës së Kabulit, në lindje të kryeqytetit.

Ende nuk dihet nëse nga sulmi ka pasur viktima. “Ne dëgjuam dy shpërthime brenda kompleksit dhe zhurma e të shtënave dëgjohet ende. Por njerëzit janë të sigurt në disa dhoma të posaçme të kompleksit”, deklaroi zëdhënësei i shtabit elektoral, Mohammad Noor, për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”.

Tërmet i fuqishëm shkund Los Anxhelesin

Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë ka tronditur zonën e Los
Anxhelesit në jug të Kalifornisë, ka bërë të ditur instituti amerikan i
Mbikëqyrjes Gjeologjike.

Tërmeti u regjistrua në 21:10 me orën lokale dhe epiqendra e tij ishte 2 kilometra në lindje të qytetit La Habra. Për momentin nuk ka informacione për dëme materiale apo në njerëz.

Më herët gjatë muajit një tjetër tërmet, 4.4 ballë u ndje në Los Anxheles, duke trembur banorët por duke mos shkaktuar dëme domethënëse.

Tërmeti i fundit, sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve “Reuters”, u ndje edhe në lokalitetet Palm Springs dhe Ventura County në veri të qytetit.

Departamenti i zjarrfikësve të Los Anxhelesit deklaroi se po kontrollon ndërtesat dhe infrastrukturën e transportit për dëme eventuale. Gjithësesi, tërmeti është konsideruar si një paralajmërim për banorët që të jenë gati për çdo situatë.

Lokaliteti i San Andreas, buzë pllakës tektonike të oqeanit Paqësor, depërton direkt përmes Kalifornisë dhe bashkë me shtetet perëndimore amerikane është prekur shpesh nga tërmete shkatërruese.

Tërmeti i vitit 1994 në Northrixh, me magnitudë 6.7 ballë, la të paktën 60 persona të vdekur, ndërsa pesë vjet më parë, një tjetër tërmet me fuqi 6.9 në San Francisko u mori jetën 67 personave.

Sllovaki, balotazhi për presidentin

Votimet kanë nisur në Sllovaki për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, ndërsa gara mes kryeministrit Robert Fico dhe kandidatit të pavarur Andrej Kiska premton të jetë e ashpër.

Qendrat e votimit u çelën në 6 të mëngjesit dhe mbyllen në 9 të mbrëmjes, me orën lokale. Në raundin e parë të zgjedhjeve, Fico mori 28.2% të votave, ndërsa rivali i tij 24%.

Nëse balotazhin e fiton kryeministri aktual, atëherë partia e tij social-demokrate, Smer, triumfuese në zgjedhjet e përgjithshme të 2012-s, do të ketë nën kontroll Parlamentin dhe Presidencën bashkë.

Rezultati zgjedhor pritet të mësohet vetëm disa orë pas mbylljes së qendrave të votimit. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB