Raporti për dënimet me vdekje

28/03/2014 00:00

Organizata për të Drejtat e Njeriut “Amnesty International” raportoi se
“vrasjet e shumta në Iran dhe Irak kanë rritur numrin e ekzekutimeve në
vitin 2013.

Megjithese ne krye te listës është Kina, numri i lartë i ekzekutimeve në këto dy vende ndikoi në numrin e përgjithshëm të dënimeve me vdekje në botë. Audrey Gaughran e Amnesty International tha se: “Sipas të dhënave tona, vitin e kaluar në Iran janë kryer 369 ekzekutime, një shifër tepër shqetësuese, por ne besojmë se ky numër mund të jetë edhe më i lartë”.

Ndersa ne Irak u ekzekutuan 169 persona, të dënuar me vdekje. Edhe Somalia kontribuoi në rritjen e numrit të përgjithshëm te ekzekutimeve, me 34 të tilla. Amnesty International thotë se beson se Kina është në krye të listës në ekzekutimet e mijëra të dënuarve. Ky vend vazhdon t’i mbajë sekret politikat për dënimin me vdekje. Shtetet e Bashkuara ishin të pestat në listë, me 39 ekzekutime në vitin 2013, një vend pas Arabisë Saudite me 79. Kompanitë farmaceutike në Shtetet e Bashkuara kanë filluar të mos pranojnë të japin injeksionet vdekjeprurëse, duke detyruar autoritetet shtetërore që t’i kërkojnë ato në kompani me rregulla më pak të rrepta. Amnesty thotë se gjithsej 22 vende në gjithë botën, patën dënime me vdekje në vitin 2013, një më pak, krahasuar me vitin 2012.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB