OKB s’pranon aneksimin

28/03/2014 00:00

Aktivistët e këtij grupi bllokuan ndërtesën e Parlamentit, apo Rada-s, në Kiev dhe thyen dritaret.

Shumica e vendeve të OKB-së nuk njeh aneksimin e Krimesë nga Rusia. Vota në Asamblenë e Përgjithshme për rëzolutën e paraqitur nga Ukraina, e mbështetur nga 50 vende- tregoi se 100 vende anetare mbështesin unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ministri i Jashtëm i Ukrainës Andriy Deshchytsia tha se veprimet ruse shkelin Kartën e OKB-së.
 
“Shumë ende nuk po arrijnë ta kuptojnë këtë realitet – kjo ndodhi në Ukrainë, në zemër të Evropës, në shekullin XXI”, tha Deshchytsia.

Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk kanë fuqi ligjore si rezolutat e Këshillit të Sigurimit, por kanë peshë morale në komunitetin ndërkombëtar.

Ambasadorja Samantha Poëer tha se rezoluta mbështet bindjen se “kufijtë nuk janë thjesht një sugjerim”.
 
“Kemi thënë gjithmonë se Rusia kishte interesa legjitime në Ukrainë; na zhgënjeu thellë sjellja e Rusisë në Ukrainë, sikur ukrainasit të mos kishin interesa legjitime në Krime, në një kohë kur Krimeja është pjesë e Ukrainës”, tha Poëer.
 
Ambasadori rus Vitali Churkin tha se rezoluta acaron situatën dhe është e panevojshme. Ai u tha gazetarëve se abstenimi i 58 vendeve tregon mbështetje në rritje për qëndrimin e Moskës.”Megjithëse kjo rezolutë u miratua nga Asambleja e Përgjithshme, mendoj se ishte një fitore morale për diplomacinë ruse- tha ai- pasi një numër më i madh vendesh po fillojnë ta kuptojnë sa e ndërlikuar është situata si dhe motivet që çuan në veprimet e Krimesë dhe Federatës Ruse”.

 28 vendet e Bashkimit Evropian shprehën mbështetje për Kievin. Ambasadori i Bashkimit Evropian Thomas Mayr-Harting tha se blloku ka dënuar agresionin ushtarak rus. Dhjetë vende mbajtën anën e Moskës duke votuar kundër rezolutës, përfshirë Sirinë, Korenë e Veriut dhe Kubën. Ndër vendet që abstenuan ishin Kina, dhe një numër vendesh afrikane dhe të Amerikës Latine. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA