“Obamacare”, 6 mln amerikanë të regjistruar

28/03/2014 00:00

Presidenti Barack Obama bëri të ditur se 6 milionë njerëz janë regjistruar për sigurime shëndetësore përmes nënshkrimit të programit të Kujdesit Shëndetësor.

Obama i bëri të ditura këto shifra në një konferencë telefonike me mbështetësit e tij, disa ditë para fundit të periudhës së regjistrimeve për të siguruarit e rinj. Shifra është pak më e ulët se sa synimi fillestar i Shtëpisë së Bardhë, prej 7 milionë.

Por, programi i njohur gjerësisht si “Obamacare”, u godit në momentin e lançimit të tij në Tetor, nga probleme teknike. Që prej atëherë, problemet janë tejkaluar dhe shumica e amerikanëve mund të regjistrohen tashmë pa pengesa domethënëse.

Ligji i 2010-s, i njohur si Mbrojtja e Pacientit dhe Akti për Kujdes të Përballueshëm Shëndetësor, pritet t’u zgjerojë sigurimet shëndetësore afro 48 milionë amerikanëve, të cilët nuk e përfitojnë atë prej punëdhënësve, qeverisë, apo një plani të kushtueshëm privat të blerë.

Ai synon gjithashtu të ngadalësojë rritjen e kostove të kujdesit shëndetësor.

Mes dispozitave qendrore të saj janë tregjet online të njohura edhe si “exchange” (pika këmbimi), të kontrolluara prej shteteve dhe qeverisë federale, në të cilët individët mund të blejnë plane të sigurimeve shëndetësore, shpesh herë me subvencione tepër të ndjeshme.

Bazuar mbi këtë ligj, amerikanët të cilët do të jenë ende pa sigurime shëndetësore në 2014-n e në vazhdim do të paguajnë një gjobë.

Ligji i shëndetësisë është kundërshtuar fuqishëm nga Partia Republikane dhe konservatorët në sektorin privat, të cilët e shohin atë si një ndërhyrje të pavend të qeverisë në industrinë masive të kujdesit shëndetësor dhe një fyerje për liritë personale.

Ata janë përpjekur ta minojnë ligjin në disa fronte politike e ligjore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB